Jeta në Zvicër
Zbardhet vrasja e katërfishtë, policia arreston të dyshuarin
Pas një viti autoritetet zvicerane të sigurisë kanë zbardhur vrasjen e katërfishtë në Rupperswil. i dyshuari është një student 33-vjecar.
Zbardhet më në fund vrasja e katërfishtë në Rupperswil, që kishte tmerruar para një viti tërë Zvicrën. I dyshuari është një 33-vjeçar, banor i këtij fshati. Kjo u konfirmua nga autoritetet në një konferencë për media. Paraja thuhet të ketë qenë motiv i këtij akti makabër.
Pa bastisjes së kryer të enjten në Rupperswil, doli se autori kishte planifikuar vepra të ngjashme kriminale dhe me arrestimin e tij janë evituar krimet tjera, thotë e bindur policia.
Autori i këtij akti mizor thuhet të ketë ketë pasur edhe motive seksuale. Ai kishte depërtuar në shtëpinë e viktimave në mëngjesin e hershëm të 21 dhjetorit 2015.
Në shtëpi kishin jetuar një nënë, dy djemtë e saj dhe e dashura e njërit prej djemve. I dyshuari i kishte lidhur ata, ua kishte mbyllur gojën dhe ua kishte hequr qafën me thikë.
Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë së kantorin Argau bëhet fjalë për student 33-vjecar. Në banesën e tij janë gjetur një cantë me mjete që i ka përdorur gjatë vrasjes së katërfishtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit