Shkurt.ch

Spitali i Lozanës ndërpret pjesërisht pranimin e pacientëve

Shkak për këtë është bërë paraqitja e një bakterieje rezistente ndaj antibiotikëve

Spitali Universitar i Lozanës është detyruar që përkohësisht të kufizojë pranimin e pacientëve të rinj. Shkak për këtë kufizim është bërë paraqitja e një bakterieje që është rezistente ndaj antibiotikëve.

Siç shkruajnë mediet e vendit, duke iu referuar burimeve nga spitali, kjo gjendje mund të zgjasë me javë, deri sa të normalizohet.

Ndalimi i plotë i pranimit të pacientëve vlen vetëm për një sektor të caktuar të kirurgjisë, të Spitalit Universitar të Lozanës, CHUVE. Sipas përgjegjësve të spitalit, sektori i kirurgjisë emergjente do të vazhdojë edhe më tutje pranimin e pacientëve.