Bota

Ushtria gjermane shtohet për 7.000 ushtarë

Pas 25 vjetësh Bundesveri gjerman shtohet me 7 mijë ushtarë. Ministria gjermane e Mbrojtjes ka thënë se planifikon të ketë një staf shtesë prej 14.300 ushtarë dhe 4.400 punonjës civilë në shtatë vjetët e ardhshëm.

Së pari, megjithatë, për vetëm 7.000 trupa janë krijuar pozicionet rishtazi. Mangësitë e tjera të stafit do të mbyllen me ristrukturimin e brendshëm. Kështu ministri i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, u përgjigjet kërkesave të reja të Bundeswehrit.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë Bundeswehri është reduktuar gradualisht nga 585.000 ushtarë në ditën e ribashkimit të Gjermanisë, në vitin 1990 në 177 mijë ushtarë, sa ka edhe sot.