Shkurt.ch
Bankat e mëdha evropiane, në krizë?
Ekspertët financiarë dhe analistët janë duke pyetur nëse sistemi bankar evropian po përballet me një krizë të re, pas humbjes së fundit të vlerës së tregut të bankave më të mëdha, raportojë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Se kjo frikë nuk është e pabazë tregojnë rezultatet e operacioneve të bankave të mëdha evropiane, sipas të cilit të dy bankat me reputacionin më të madh, “Deutsche Bank” dhe “Credit Suisse” kanë humbur që nga fillimi i vitit, 33 ose 35 për qind të vlerës së tyre.
Vlera e “UniCredit” është përgjysmuar, dhe vlera “Erste Bank” dhe “Intesa Sanpolo” ka shënuar rënie në tremujorin e parë.
Banka zvicerane “UBS”, një nga institucionet më të mëdha dhe më të respektuara bankare në botë, në katër muajt e parë të këtij viti ka arritur një fitim neto prej 707 milionë franga zvicerane, që është shumë më pak në krahasim me të ardhurat të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur kishte regjistruar fitim neto prej gati dy miliardë frangash.
Operacioni i bankave zvicerane, në vendin më të sigurt në botë është bërë shumë i diskutueshëm ngase në të njëjtën kohë kanë regjistruar interes të ulët, nga 0 në 1.5 për qind, duke e bërë të palevërdishme ruajtjen e parave në banka.
Një problem tjetër është se bankat janë të vendosura për normat negative të interesit, që do të thotë se depozituesit janë përgjegjës për mbajtjen e parave në llogaritë e tyre.
Për shkak të situatës së vështirë të sektorit bankar në Itali, qeveria në Romë ka krijuar një fond që do të ndihmojnë në rikapitalizimin e bankave më të dobëta, duke ndihmuar që më lehtë të menaxhojnë krizën.
Është vlerësuar se sektori bankar italian ka nevojë për një injeksion financiar prej 300 miliardë euro për të zgjidhur problemin e kredive të këqija dhe me probleme.
Në Britaninë e Madhe, “HSBC”, banka më e madhe në botë me bazë në Londër, me 85.000 të punësuar, njoftoi shkarkimin e 20 mijë punëtorve.
“Barclays”, e cila gjithashtu punon në Londër, tha se do të shkurtojë 1.000 vende pune.
Sektori bankar në Britaninë e Madhe mund të pësojë më shumë nëse britanikët vendosin në një referendum që vendi i tyre të mos jetë pjesë e BE-së.
Në këtë rast, ekspertët parashikojnë se Britania e Madhe do të humb 100 mijë vende pune në sektorin financiar.
Punët në këtë sektor do të lëvizin në vendet evropiane, por vetëm “Deutsche Bank” në Angli ka më shumë se 9.000 të punësuar.
Kjo krizë është rezultat i çmimeve të ulëta të naftës, normave të ulëta interesit, kredive të këqija, kriza e përgjithshme ekonomike dhe arroganca e oligarkisë financiare që rregullon jo vetëm fatin e individëve dhe kompanive, por edhe të vendeve..
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje