Shkurt.ch
150 minuta aktivitet fizik në javë mbron nga kanceri
Në ” Ditën botërore të kancerit”, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar “Rekomandimet për aktivitetin fizik dhe shëndetin”, ku thuhet se 150 minuta aktivitet i moderuar fizik në javë mund të zvogëlojë rrezikun për paraqitejen e kancerit të gjinjve dhe zorrës së trashë (kolonit).
“Aktiviteti fizik ka një rol të fuqishëm në zvogëlimin e incidences së disa karcinoimave”, ka thënë Dr. Ala Alëan, asistent i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, i ngarkuar për sëmundjet jongjitëse dhe shëndetin mental. “Joaktiviteti fizik është faktori i rrezikut i katërti me radhë që shkakton vdekshmërinë totale në botë, diku me 31% të rasteve te popullata joaktive”.
Gjatë vitit 2008 rreth 460 000 femra kanë vdekur nga kanceri i gjirit dhe rreth 610 000 meshkuj dhe femra nga kanceri i zorrës së trashë. Rekomandimet e reja këshillojnë që 150 minuta në javë aktivitet i moderuar fizik (në formë të aerobikut) mbi moshën 18-vjeçare mund ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet jokomunikuese, duke përfshirë kancerin e gjinjve dhe zorrës së trashë si dhe diabetin dhe sëmundjet e zemres. Sëmundjet kanceroze, sipas raporteve të OBSH-së, zënë vendin e dytë në botë si shkak i vdekshmërisë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç mjekimit në kohë dhe adekuat, ulja e faktorëve të rrezikut është në bazën e strategjive për luftimin e kësaj sëmundjeje.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025