Bota
Rregulla të mirësjelljes për refugjatët në pishina
Në vitin 2015 u mbytën në ujrat gjermane 27 refugjatë. Në disa qytete janë tani duke ofruar kurse falas të notit, por edhe për rregullat e mirësjelljes nëpër pishina.
Të rinjtë me origjinë nga Afrika dhe Lindja e Mesme duhet të mësojnë për rregullat gjermane të mirësjelljes nëpër pishina. Për këtë qëllim, përveç dy orëve not, zhytje dhe kërcime duhet të marrin pjesë edhe për të mësuar udhëzimet teorike. Kryqi i Kuq i Gjermanisë shpjegon, ndër të tjera, se në shumë lumenj gjermanë janë të rrezikshëm dhe se në pishina duhet të kenë konsideratë për të tjerët. Po ashtu refugjatët duhet të mësojnë se burrat dhe gratë në Gjermani kanë qasje në pishinë në të njëjtën kohë. Për Mohammed nga Iraku është ndryshimi i madh në krahasim me vendin e tij. Në Irak, gratë duhet të shkojnë në pishinë vetëm të dielën, thotë 17-vjeçari.
Sigurisht noti është gjithashtu një hyrje për integrim, shpjegon menaxheri i Kryqit të Kuq për qarkun Witten , Tanja Knop.
Bëhet fjalë për një nga kurset e shumta të organizuara nga Kryqi i Kuq.
“Të gjitha kurset tona kanë të bëjnë me notin. “, thotë Tanja Knop. Duke pasur parasysh se shumica e refugjatëve janë burra, askush nuk është i përjashtuar. Ka oferta edhe për refugjatët femra, ato mund të marrin pjesë në kurset e rregullta të notit për femra.
Për atë se pse Kryqi i Kuq fokusohet në kurset e notit për burrat, ka një tjetër arsye. Nga 488 raste të mbytjeve në Gjermani në vitin 2015, 77 për qind ishin meshkuj, thonë statistikat e shoqatave gjermane të shpëtimit.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane