Shkurt.ch

Egjipti kërkon ndihmë nga Zvicra për paratë e Mubarakut

Pushtetmbajtësit e rinj të Egjiptit i kanë drejtuar Zvicrës një kërkesë për ndihmë juridike, bën të ditur Enti Federal për Jurisprudencë. Kjo vjen si rezultat i bllokimit që Zvicra i pati bërë javën e kaluar pasurive në Zvicër të ish presidentit egjiptian Mobarak dhe të klanit të tij.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Entit në fjalë Folco Galli për mediet zvicerane, Zvicra do ta rishikojë kërkesën para se ta miratojë atë. “Kërkimi i ndihmës juridike do t`i nënshtrohet së pari një shqyrtimi formal, para se të kalohet më tutje në Prokurorinë Federale apo te autoritetet përkatëse të kantoneve “, ka theksuar Galli.

Zëdhenësi nuk ka bërë të ditur përmbajtjen konkrete të kërkesës së ardhur nga autoritetet e reja egjiptiane.