Integrimi
Shqiptarët ia mësyjnë politikës zvicerane
Së paku 42 shqiptarë në garat politike në Kantonin Vaud

Shqiptarët përbëjnë komunitetin e tretë më të madh të huaj në Zvicër. Është ky një konstatim që nuk mund të anashkalohet sa herë që provohet të flitet për gjendjen e këtij komuniteti. Ka mjaft tregues për madhësinë e komunitetit tonë këtu, ndërkaq nëse i referohemi përfaqësimit në institucione ose në jetën politike të këtushme, komuniteti shqiptar na del pothuaj i pavërejtshëm.
Megjithatë, viteve të fundit mund të identifikohen disa lëvizje në drejtim të përfaqësimit më të mirë politik. Më të pranishme këto lëvizje janë në kantonet frankofone. Në kantonin Vaud, fjala vjen, vetëm për zgjedhjet komunale që mbahen më 13 mars kanë kandiduar së paku 42 shqiptarë për vendet e këshilltarëve (deputetëve). Në këtë kanton, ku të drejtë vote (në nivel komunash) kanë edhe të huajt me vizë C, edhe tash është një numër shqiptarësh të zgjedhur këshilltarë në parlamentet komunale.
Kandidimi në numër kaq të madh në zgjedhjet e sivjetme duket sikur paralajmëron një etapë të re për komunitetin tonë. Etapën e fillimit të participimit të tij të plotë në jetën institucionale të vendit ku jeton. Një shenjë kjo se shqiptarët, duke u aktivizuar përfundimisht në shoqërinë pritëse, po fillojnë të marrin edhe obligimet si dhe të drejtave që u takojnë.
Duke parë numrin e madh të shqiptarëve që kandidojnë për pozitat e këshilltarëve, është e pritshme të jetë po ashtu i madh edhe numri i shqiptarëve që do të votojnë. Por, nga përvoja e dimë se shumë bashkatdhetarë tanë me të drejtë vote i hedhin në plehra pa i hapur fare plikotë me materialet për votim, të cilat u vijnë shumë kohë para ditës së votimit.
Shqiptarët, me përfaqësim të gjerë në gjithë spektrin politik
Nisur nga kjo gjendje shqiptarët e Vaud-it së paku këtë vit kanë rastin të shfrytëzojnë nga oferta e bollshme për të zgjedhur atë që mendojnë se është më i miri (ose më e mira) dhe ndër to edhe kandidatë shqiptarë.
Duhet theksuar se, shikuar nga përkatësia partiake e kandidatëve shqiptarë, ata kësaj radhe janë të shpërndarë në gjithë spektrin politik të regjionit. Ka kandidatë nga Partia Socialdemokrate, por nuk janë më pak as kandiatët e partive, si të Gjelbrit, Partia Demokristiane (PDC), të Gjelbrit-Liberalë, Liberal-radikalët, Partia Punëtore e Majtë, etj. Prandaj, mundësia e përzgjedhjes që zgjedhësit shqiptarë mund të bëjnë në mes të tyre është mjaft e madhe.
Në vazhdim po botojmë listën e kandidatëve shqiptarë për këshilltarë komunalë në komuna të ndryshme në kantonin Vaud që kandidojnë në zgjedhjet komunale të 13 marsit 2011. Në këtë listë jemi përpjekur t`i përfshijmë të gjithë kandidatët shqiptarë, por megjithatë besohet se ka edhe të tjerë, për të cilët nuk kemi njohuri. Prandaj, redaksia do të ishte mirënjohëse për paraqitjen e kandidatëve të tjerë shqiptarë për këto zgjedhje.
Kandidatët shqiptarë për këshilltarë në komunat e Vaud-it
Në Lozanë garojnë këta kandidatë: Musa Kamenica, Partia Socialdemokrate; Kastriot Lubishtani, Partia Liberale Radikale; Kamber Kollani, Grupi majtist; Ndërsa për Partinë Demokratike Kristiane (PDC) në këtë qytet garojnë: Agron Hoti, Sezane Hoti-Gashi, Bajram Isufaj-Salihaj, Burim Muqaj, Petrit Muqaj dhe Valentina Muqaj-Thaçi.
Në Nyon për këshilltarë komune kandidojnë një numër shqiptarësh të Partisë së Gjelbër Liberale. Këta janë: Hajriz Jashari, Imri Rexhaj, Izjadin Smajli, Limon Sadrija, Tefik Rashiti dhe Sadik Rashiti. Ndërkaq, po në Nyon Sadik Krasniqi, Ramadush Ajeti dhe Sejdi Ajvazi janë kandidatë të Partisë Punëtore Popullore (PPP).
Në Ecublens Avdi Zeqiri ka hyrë në garë për Partinë e Gjelbër, ndërsa Rexhep Veselji për “Forumin për Ecublens”.
Në Renens kandidatët shqiptarë në vijim garojnë për Partinë e Gjelbër: Jakup Ahmeti, Xhevat Gashi, Cen Kabashi e Fatmir Sadiku. Ndërsa Naim Lokaj për Partinë Popullore.
Në Morges ka vetëm një kandidat shqiptar, dhe ai është Izjadin Ratkoceri, i cili kandidon për Grupimin PS dhe të Gjelbrit.
Ulëset e komunës Moudon synohen nga katër shqiptarë. E ata janë: Armend Ymeri (PS), Serdije Avdyli dhe Avni Iseni (Partia Liberale Radikale). Ndërsa Jakup Isufi kandidon në po këtë komunë si i pavarur, por në listën e UDC (SVP).
Kandidati i vetëm shqiptar në Vevey është Musa Pali dhe ai ka hyrë në garë për Partinë Socialdemokrate (PS).
Në komunën Avenches janë pesë kandidatë shqiptarë. Katër prej tyre janë në listat e SP-së: Sadik Krasniqi, Sanije Krasniqi, Servete Krasniqi dhe Arjeta Avdyli, ndërsa njëri, Sebah Fejzullahu, është në Partinë pë Bashkim.
I vetëm në komunën e tij, Crissier, është edhe Setmer Selmani, i cili kandidon për partinë ROLC (Partia e Opinioneve të Lira, Crissier).
Arif Elezi bën gara për vend këshilltari komunal në La Tour de Peilz, ku “mbron ngjyrat” e Partisë Liberale Radikale.
Agneta Ramosaj në Lucens përfaqëson Unionin Komunal Lucens.
Bislim Azemi, për Partinë Socialdemokrate, garon në komunën Payerne.
Kemal Ahmeti përfaqëson PS-në në garat në komunën Grandson, parti kjo të cilën e përfaqëson edhe Hasan Ramaj në komunën Aigle.
Ndërkaq, i vetmi kandidat shqiptar për komunën Bex është Kasim Kokolari, nga Partia e Opinioneve të Lira.
Këshilltarët aktualë
Këshilltarë aktualë në komuna të ndryshme të kantonit Vaud janë: Tefik Rashiti, Sadik Krasniqi, Hajriz Jashari, Ramadush Ajeti e Sejdi Ajvazi në Nyon, pastaj Sebah Fejzullahu dhe Servete Krasniqi në Avenches, Setmer Selmani në Crissier, Jakup Ahmeti (Renens) dhe Musa Pali (Vevey).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër