Bota

Lëvizja pa viza për turqit, edhe në Zvicër

Pritet që qytetarët turq nga korriku të lëvizin pa viza në zonën Shengen, duke përfshirë edhe Zvicrën.

Nëse BE-ja vendos për shtetasit turq heqjen e vizave, atëherë Zvicra për 30 ditë duhet të rregullojë bazat ligjore me BE-në, në qoftë se vendi e pranon këtë vendim. Në të kaluarën, Këshilli Federal ka miratuar të gjitha regjimet pa viza të miratuara nga BE-ja.

Qarkullimi pa viza, sipas SRF, është çështje që lidhet me marrëveshjen e ripranimit që është lidhur me Turqinë. Kjo marrëveshje siguron që qytetarët turq mund të kthehen në Turqi pas përfundimit të qëndrimit të tyre në BE, ngase regjimi pa viza nuk do të thotë qëndrim i pakufizuar në Evropë.

Ndërsa BE-ja tashmë ka një marrëveshje ripranimi me Turqinë, ndërsa Zvicra aktualisht ende nuk e ka arritur një marrëveshje të tillë. Liberalizimi i vizave me Turqinë duhet të pranohet  nëse një marrëveshje e tillë arrihet edhe me Zvicrën, kishte thënë në fundt të prillit këshilltarja federale zvicerane, Simonetta Sommaruga, në Luksemburg.