Shkurt.ch
127 milionë turistë vërshojnë Evropën pas liberalizimit të fundit të vizave
Për shkak se Kosova, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia nuk kanë sistem të kompjuterizuar të vizave, Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje për të monitoruar hyrjen dhe daljen e rreth 127 milionë njerëzve që vijnë nga këto vende, kanë frikë mediet britanike.
Zyrtarët në Bruksel thanë se nga liberalizimi i vizave do të përfitojnë rreth 250,000 turistë, të cilëve vizat u kanë skaduar dhe të cilët janë zhdukur nga sistemi.
Shumë vende që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit kanë sisteme kompjuterike, nëpërmes të cilit ndjekin turistët, por vetëm disa vende në kalimet kufitare që përdorin vula.
Turqia është në prag të heqjes së vizave për hyrje në Bashkimin Evropian dhe Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, ka dhënë një rekomandim për të. Ankaraja kërkoi heqjen e vizave në këmbim që të pranojë emigrantë nga Greqia.
Megjithatë, udhëtimi pa viza për turqit duhet ta miratojnë shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Duhet theksuar se vendet evropiane janë shqetësuar në masë të madhe në lidhje me kërcënimin për të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave dhe shprehjes në Turqi.
“Komisioni ka zbuluar një plan që Turqia të jetë në listën e vendeve që do të jenë të përjashtuara nga kërkesat për viza”, tha një burim evropian për AFP, por për shkak se Ankaraja ka plotësuar 64 nga 72 kriteret, regjimi pa viza do të zbatohet përkohësisht.
Turqia duhet të përmbushë të gjitha kushtet, duke filluar nga pasaportat biometrike, të drejtat e njeriut, të cilat u diskutuan në takimin e parë mes Ankarasë dhe Brukselit.
Turqia po i bën presion BE-së për të përmbushur premtimet e saj, të cilat Ankaraja i konsideron fitore të madhe, pas nënshkrimit të marrëveshjes në samitin më 18 mars.
Diplomatët kanë spekuluar se ndarja e emigrantëve ndërmjet vendeve lindore dhe perëndimore të pasura, që japin grante dhe subvencione, mund të sjellë probleme në buxhetin e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit