Shkurt.ch

Fituesit kundër “Iniciativës” kërcënojnë me referendum

Ashpërsimi i ligjit për armëmbajtje, i paralajmëruar sot nga ministrja e drejtësisë Sommaruga ka hasur në kritikë të ashpër nga politikanë dhe organizata që kanë propaguar votimin kundër të iniciativës së armëve.

„Ministrja ka treguar mungesë respekti ndaj vullnetit të popullit” ka thënë Willi Pfund nga organizata „Pro Tell” në radion zvicerane DRS. Ai madje ka kërcënuar edhe me organizimin e një referendumi.

Ndërsa Jakob Büchler nga CVP, që është kryetar i komisionit për siguri, në Parlamentin Nacional, është shprehur se ligji akltual për armëmbajtjen është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për ashpërim të mëtejmë të tij.