Shkurt.ch

Rusët spiunojnë industrinë zvicerane të armatimit!

Ministri zviceran i mbrojtjes, Parmelin ka theksuar se dyshimet për autorësinë e këtyre akteve shkojnë drejt Rusisë

Gjatë janarit të këtij viti hakerët kanë bërë përpjekje për të spiunuar Ministrinë e Mbrojtjes të Zvicrës dhe prodhuesin e madh zviceran të armatimit Ruag.

Ministri i mbrojtjes Guy Parmelin ka thënë lidhur me këtë rast se ndërhyrjet janë bërë për llogari të spiunazhit industrial.

Duke folur për gazetën “Tages-Anzeiger” Parmelin ka vërtetuar konstatimet në të cilat kishin ardhur hulumtimet e bëra nga kjo gazetë, shkruan srf.ch. Ai po ashtu ka theksuar se dyshimet për autorësinë e këtyre akteve shkojnë nga Rusia, transmeton albinfo.ch.

Ndërkaq as ministria dhe as Ruag nuk kanë dashur të shprehen për vëllimin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e spiunazhit.

Parmelin ka deklaruar se Prokuroria Federale ka iniciuar procedurë penale lidhur me dyshimin për spiunazh ekonomik, përcjell albinfo.ch.