Shkurt.ch
Sommaruga: më shumë kontroll për armët
Ajo ka theksuar se refuzimi që i bëri populli iniciativës, nuk është një licencë blanko për mbajtje të pakufizuar të armëve
Pas publikimit të rezultatit të votimit të mbajtur dje, me të cilin u hodh poshtë iniciativa për kufizimin e mbajtjes së armëve, ministrja e drejtësisë, Simonnetta Sommaruga ka dalë me kërkesën për rregulla të reja që do të rregullojnë këtë fushë.
Ajo ka theksuar për mediet zvicerane se refuzimi që i bëri populli iniciativës, nuk është një licencë blanko për mbajtje të pakufizuar të armëve. “Bëhet fjalë për përmirësimin e fokusuar të instrumenteve për mbrojtje nga dhuna e armëve”, ka thënë Sommaruga. Për këtë arsye Qeveria Federale do të ofrojë për miratim propozime për ndryshimin e bazës ligjore për të drejtën e armëve.
Ajo synon që, përmes regjistrimit të armëve, të mundësohet që të gjithë armëmbajtësit të njihen edhe në rastet kur arma është shitur ose dhuruar disa herë.
Kantonet duhet të mundësojnë qasje të ndërsjellë për kantonet tjera, në regjistrat e tyre të armëve. Po ashtu policët duhet të kenë qasje online në regjistrin e armëve në nivel federal, në rastet kur kapen personat e konsideruar të rrezikshëm
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik