Lajme

Shënohet historia:Kosova pranohet në UEFA

28 vota ia mundësuan Federatës kosovare të Futbollit një fitore të thjeshtë me 50 plus 1 për qind të votave, duke u bërë shteti më i ri i kësaj organizate të futbollit

Me 28 vota për, Kosova është pranuar nga UEFA- si shteti i 55 i saj. Pro Kosovës kanë votuar 28 shtete, 24 kanë qenë kundër dhe 2 abstenim. Këto vota ia mundësuan Federatës kosovare të Futbollit një fitore të thjeshtë me 50 plus 1 për qind të votave, duke u bërë shteti më i ri i kësaj organizate të futbollit.

Para se të votohet, Kongresi i UEFA-s vendosi që ta la anash politikën dhe të vendosë si futboll. Ky ishte vendimi që anashkalio kërkesën e Serbisë, që Kosova mos të njihet derisa të mos behet anëtare e OKB-së.

Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës.

UEFA sot votoi kundër ndryshimit të statutit të saj që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura, megjithatë u votua sot për Kosovën.

Pas pranimit të FFK-së në UEFA, më 13 maj do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s në Meksikë, me ç’rast do të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë shtëpi të futbolli.

Në rast se merret vendim pozitiv për Kosovën edhe në Kongresin e FIFA-s, atëherë përfaqësuesja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.