Shkurt.ch
Mobilizohen 60 policë për të kapur 4 shqiptarë
Pas një sulmi në Mont-sur-Rolle të premten, një depozitiv i gjerë është dërguar në ajër dhe në tokë për të kapur katër banditë kosovarë, njofton albinfo.ch.
Policia kantonale e Vaud-it ka arritur të arrestojë autorët e një vjedhjeje të kryer të premten në Mont-sur-Rolle. Falë një operacioni të gjerë, tre banditët janë arrestuar të njëjtën ditë, ndërsa i katërti është kapur të nesërmen.
Hulumtimet janë kryer në bashkëpunim të veçantë me Trupat e Gardës Kufitare (CGFR) si dhe me Xhandarmërinë e Ain-ës (Francë), bëri të ditur të dielën policia kantonale e Vaud-it. Të katër banditët kishin sulmuar të premten, rreth orës 16:30, një shtetase ruse në shtëpinë e saj. Ata e kanë neutralizuar atë për të kërkuar gjithandej gjësende me vlerë në gjithë shtëpinë e saj.
Viktima, megjithatë, ka arritur të lirojë veten e saj dhe të njoftojë policinë. Edhe pse e tronditur, ajo nuk është lënduar. Autorët menjëherë kanë nxituar për t’u larguar nga shtëpia me një furgon. Një despozitiv i madh policor ka mundësuar arrestimin e tre autorëve në Chavannes-de-Bogis, në parkingun e qendrës, si dhe në një pyll aty pranë.
Operacioni franko-zviceran
Dy helikopterë të policisë kufitare si dhe policia kantonale e Vaud-it kanë kryer bashkë kërkimet në terren. Duhet rikujtuar, njofton albinfo.ch, se operacioni i koordinuar franko-zviceran është bërë në kuadër të Marrëveshjeve së Parisit. Kjo marrëveshje ka mundësuar disponueshmërinë e shpejtë të burimeve të konsiderueshme në tokë dhe në ajër.
Gjithsej janë afro gjashtëdhjetë personel dogane dhe policë franko-zviceranë që janë mobilizuar për këtë operacion. Hetimet e kryera nga hetuesit e Policisë së Vaud-it kanë mundësuar një ditë më pas arrestimin e personit të katërt.
Katër banditët, të cilët janë në paraburgim, janë qytetarë të Kosovës, të moshës mes 24 dhe 37 vjet. Dy prej tyre janë të bazuar në rajonin e Liqenit të Gjenevës dhe dy të tjerë janë në situatë të parregullt. Sendet e ndryshme të vjedhura në shtëpinë e viktimës janë gjetur në makinën e tyre. Pistoleta e përdorur kundër viktimës është gjetur në rrugicën, prej së cilës mundoheshin të ikin.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit