Shkurt.ch

Gjeneva mbron të varfrit me ligj

Pro miratimit të ligjit kanë votuar përfaqësuesit e të gjitha partive që marrin pjesë në parlament, përveç atyre të SVP-së

Kantoni i Gjenevës, përmes një ligji të miratuar në kuvend ka vendosur të mbështesë familjet me të ardhura të pamjaftueshme për jetë në këtë kanton. Ligji parasheh se familjet, në të cilat përkundër faktit se punon njëri prind, kanë vështirësi ekonomike, të mbështeten nga shteti. Fjala është për rreth 1700 familje të identifikuara si të tilla, në gjithë kantonin.

Sipas asaj që ka thënë përgjegjësi i departamentit për solidaritet dhe punë, Francois Longchamp, me ligjin e ri ndihmat që do të jepen do të ndihmojnë në mënyrë të fokusuar zhvillimin e rrjeteve sociale të familjeve që do të mbështeten materialisht. Ndër ndihmat që do tu ofrohen do të jenë edhe pagesa e çerdheve të fëmijëve.

Pro miratimit të ligjit kanë votuar përfaqësuesit e të gjitha partive që marrin pjesë në parlament, përveç atyre të SVP-së. Këta të fundit, kundërshtimin e tyre e kanë justifikuar me frikën nga “turizmi social”.