Integrimi
Dy shqiptarë kandidojnë për CVP-në në Asamblenë e Vilit
Kandidatët janë: Suzana Munishi dhe Prend Berisha. Ky i fundit është i njohur edhe për kandidimet e mëparshme në nivel kantoni dhe shteti
Partia Popullore e Krishterë (CVP/PDC) për qytetin Wil të Kantonit St. Gallen ka publikuar kandidatët e vet për zgjedhjet për Asamblenë e qytetit, të cilat mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Në rrethana të vështirësuara, pasi që asambleja është zvogëluar, nga 45 anëtarë sa kishte tash do t`i ketë 40 sish, CVP ka nominuar 20 kandidatë, prej tyre 5 gra. Ajo synon që t`i zë së paku 10 vende ndërsa i synon 12 deri 13, shkruan infowil.ch.
Në mesin e këtyre 20 kandidatëve janë edhe 2 shqiptarë. Fjala është për Prend Berishën, një politikan i ri, nëpunës me profesion dhe Suzana Munishin, amvise dhe asistente dentale, transmeton albinfo.ch. Berisha është i njohur pasi që më parë ka kandiduar edhe për një eved në Parlamentin Nacional dhe në atë kantonal, ndërsa Suzana Munishi deri tash nuk ka qenë e njohur për angazhime politike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











