Sport

Kosova, derën e hapur për Shaqirin dhe Xhakën

Kosova, derën e hapur për Shaqirin dhe Xhakën

Kosova pritet të pranohet në Kongresin e UEFA-s më 3 maj në Budapest të Hungarisë dhe shumë lojtarë pritet të vijnë të luajnë për Kosovën.

Ditë më parë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki kishte thënë se Adnan Januzaj dhe Alban Meha e kanë derën e hapur në Përfaqësuesen e Kosovës, derisa tashmë është ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti, i cili deklaroi se edhe Shaqiri e Xhaka mund të vijnë të luajnë për Kosovën.

“Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe futbollistët tjerë kosovarë e kanë derën e hapur te Përfaqësuesja e Kosovës”, ka thënë Muharrem Sahiti nga kombëtarja kosovare për “RTK”-në, transmeton albinfo.ch.