Bota
Dënohen 9 pjesëtarë të bandës: Kanë trafikuar qindra kosovarë në Austri
Një gjykatë porotë i ka shpallur fajtorë të gjithë ata duke u shqiptuar dënime me burg efektiv nga një vjet e gjysmë deri në 6 vjet
Të premten në Eisenstadt janë dënuar nëntë pjesëtarë të një bande trafikantësh me qenie njerëzor. Tetë burrat dhe një grua, të moshave nga 26 deri në 54 vjeçare akuzoheshin se kanë transportuar ilegalisht refugjatë kosovarë nga Serbia dhe Hungaria në Austri dhe në shtetet tjera të BE-së, shkruankrone.at.
Një gjykatë porotë i ka shpallur fajtorë të gjithë ata duke u shqiptuar dënime me burg efektiv nga një vjet e gjysmë deri në 6 vjet.
I akuzuari kryesor, një 54 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe boshnjake është ngarkuar se ka marrë pjesë në 52 udhëtime, me ç`rast janë trafikuar 173 persona, transmeton albinfo.ch. Ai besohet se pjesëtarët tjerë të bandës i ka angazhuar si shoferë ose si trafikues këmbësorë.
Edhe të akuzuarit tjerë janë përgjigjur për raste të shumta të trafikimit ndërsa tre meshkuj, veç kësaj, janë akuzuar edhe për vjedhje me grabitje.
Një shtetas i Maqedonisë ishte akuzuar po ashtu edhe për shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe për ushtrim rezistence kundër policisë, përcjell albinfo.ch. Ai e ka lënduar një polic duke e goditur me grusht.
Katër nga nëntë të akuzuarit tashmë kanë qenë duke u mbajtur në burg të hetimeve. Dy burra të tjerë, një kosovar dhe një austriak nuk janë paraqitur para gjyqit.
Vendimet për tetë burrat e dënuar janë të plotfuqishme ndërsa gruaja 54 vjeçe nga Serbia ka ushtruar të drejtën e ankesës.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane