Integrimi
“Dita Kosovare” në Festën e Kulturave në Aesch (BL)
Dita kosovare që mbahet më 1 maj fillon nga ora 10 dhe përfundon në orën 17
Manifestimin i sivjetmë multikulturor “Fest der Kulturen” që mbahet më 1 maj në Aesch të kantonit Baselland, një ditë të tërë ia kushton Kosovës, gjegjësisht kulturës shqiptare. Ndërsa në mbrëmjen paraprijëse të festivalit, më 30 prill do të shfaqet një film dokumentar i titulluar “Kosova”.
Dita kosovare fillon nga ora 10 dhe përfundon në orën 17. Brenda kësaj kohe janë paraparë një numër aktivitetesh që pretendojnë të përfshijnë sa më shumë nga kultura por edhe historia e Kosovës.
Fillimisht Shkolla e Vallëzimit Shqiptar “Shota” në Zvicër jep një program me valle popullore shqiptare, shkruan albinfo.ch, duke iu referuar njoftimit të organizatorit. Ndërsa po gjatë kësaj kohe do të qëndrojë e hapur ekspozita me punime artistike e Agron Bajramit dhe Arsim Berishës.
Në orën 11.15 aktivisti i njohur shqiptar dhe gazetari Ibish Neziri mban një ligjëratë me titullin “Rrënjët e Kosovës në historinë shqiptare”. Një ligjëratë tjetër, duke filluar nga ora 11.45 do ta mbajë Sefadir Blakaj, docent në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa një ligjëratë mbi luftën në Kosovë do ta mbajë Adem Blakaj. Do të ketë edhe debat mbi aktualitetin kosovar.
Në programin e pasdites është paraparë një workshop (punëtori) e vallëzimit, njofton albinfo.ch. Në këtë kuadër do të interpretohen dhe ushtrohen valle folklorike nga Kosova. Shkolla e Vallëzimit Shqiptar “Shota” është mbrapa këtij programi.
Gjatë ditës do të ketë edhe program tjetër muzikor shqiptar, gjegjësisht me muzikë të lehtë do të paraqiten të rinjtë Floris dhe Patrik Zejnullahu. Po ashtu “Shota” do të ketë edhe disa paraqitje. Ndërsa në stendat e festës do të ketë ushqime nga kuzhina popullore shqiptare, si në “restorantin kosovar” ku do të ofrohen specialitete dhe kafe kosovare.
Manifestimi mbahet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës Rudolf Steiner Schule, Birseck.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme