Shkurt.ch

Trashëgimia – shkak i vrasjes së trefishtë

68 vjeçari thuhet të ketë vrarë së pari vëllanë e tij 66 vjeç, pastaj nënën 92 vjeçe dhe në fund edhe veten

Është sqaruar motivi i tragjedisë familjare që ka ndodhur të martën në Niederbipp të Bernës. Sipas të dhënave nga Prokuroria Shtetërore, të tri vrasjet i ka bërë njëri nga dy vëllezërit.

Vrasësi 68 vjeçar thuhet të ketë vrarë së pari vëllanë e tij 66 vjeç, pastaj nënën 92 vjeçe dhe në fund edhe veten.

Si motiv për vrasjet ka qenë një konflikt në mes të vëllezërve mbi trashëgiminë e pasurisë së prindërve. Është vërtetuar se nuk ka persona të tretë të përsfhirë në vrasje.