Shkurt.ch

Credit Suisse me 5.2 miliardë franga fitim

Banka, në fund të vitit që shkoi administronte në gjithë degët e saj në botë një pasuri prej 1.25 bilionë frangash

Banka e dytë më e madhe në Zvicër, Credit Suisse ka mbyllur vitin e kaluar afarist me një fitim prej 5.2 miliardë frangash. Në krahasim me vitin paraprak, kur kishte fituar 6.9 miliardë, është shënuar një rënie e ndjeshme e fitimit të këtij gjiganti bankar.

Fitim më të pakët ka realizuar CS në sektorin Investmentbanking. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar Credit Suisse ka marrë nga deponuesit e saj 70 miliardë të holla të reja.

Banka, në fund të vitit që shkoi administronte në gjithë degët e saj në botë një pasuri prej 1.25 bilionë frangash, që ishte 2 për qind se një vit më parë, shkruan nzz.ch.

Ndërsa UBS, që është banka më e madhe në Zvicër, ka publikuar ditë më parë se vitin e kaluar ka realizuar fitim prej 7.2 miliardë frangash.