Uncategorized
Nuk ka “pushim lehonie” për baballarët
Sipas propozimit, etërit gjatë dy javëve do të merrnin 80 për qind të të ardhurave të tyre të rregullta, ose maksimalisht nga 196 franga në ditë
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është shprehur kundër pushimit dyjavor me pagesë të meshkujve kur ata bëhen prindër. Në sesionin e mbajtur sot, deputetët kanë hedhur poshtë iniciativën përkatëse të kolegut të tyre nga CVP/PDC Martin Candinas. 97 vota kanë qenë kundër, 90 pro dhe 5 të përmbajtura, shkruan nzz.ch. Me këtë votim, hiqet nga rendi i ditës çështja e pushimit të paguar atëror, transmeton albinfo.ch
Candinas kishte propozuar që pushimi i atësisë të financohej bazuar në rregulloren për kompensimin e të ardhurave. Sipas tij, etërit gjatë dy javëve të përmendura do të merrnin 80 për qind të të ardhurave të tyre të rregullta, ose maksimalisht nga 196 franga në ditë.
Kostoja prej rreth 200 milionë frangash në vit do të mbulohej nga punëdhënësit dhe punëmarrësit bashkërisht. Po ky model funksionon edhe në pushimin e lehonisë për nëna, të cilat nga viti 2005 kanë të drejtë në 14 javë pushim të paguar.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit