Shkurt.ch

“Të humburit”, shëndosh e mirë në Itali

Janë gjetur në Itali dy fëmijët dhe babai i tyre nga Zug-u i Zvicrës që ishin shpallur të zhdukur nga e hëna. Ata janë kapur në një pompë benzine në autostradë afër Milanos. Policia italiane e ka identifikuar veturën me të cilën po udhëtonte babai me dy fëmijët dhe kishte njoftuar për këtë autoritetet zvicerane në Bernë.

Babai i pandehur si i zhdukur, bashkë me dy vogëlushët, sipas policisë së kantonit Zug kishte mbetur pa benzinë dhe pa ushqim. Sipas policisë, ata ishte duke udhëtuar në drejtim të kundërt, pra jo drejt Zvicrës. Ata do të kthehen në Zvicër sa më shpejt që është e mundur.

Siç është raportuar tashmë në mediet zvicerane ndërmarrësi dhe politikani 51 vjeçar nga Zug-u kishte marrë të hënën me vete në veturë dy djemtë e tij 7 dhe 10 vjeçarë dhe prej atëherë nuk është dëgjuar më asgjë rreth tij. Policia nuk ka të dhëna për motivin e tij.