Shkurt.ch
Gjenden tre pleq të vrarë me armë zjarri
Sipas policisë, aktualisht nuk ka ndonjë indikacion që në këtë krim të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, veç tre të vrarëve
Tre njerëz të moshuar, dy burra dhe një grua, janë gjetur të vrarë nga armë zjarri në një shtëpi në lokalitetin Niederbipp të kantonit të Bernës.
Policia ka njoftuar se tre të vrarët janë gjetur në mbrëmjen e të martës dhe bëhet fjalë për një grua rreth 90 vjeçe dhe dy burra rreth të shtatëdhjetave.
Në lokalin afarist dhe në shtëpinë e banimit mbi të, janë gjetur dy revole me të cilat besohet se janë kryer vrasjet. Sipas policisë, aktualisht nuk ka ndonjë indikacion që në këtë krim të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, veç tre të vrarëve, raporton sf1.
Policia nuk ka bërë identifikimin e të vrarëve dhe ajo beson se është fjala për një delikt brenda familjes.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025