Zhvillim
Landi gjerman NRW tregon interes për investime në Kosovë
Në këtë takim, kryetari Veseli përmendi edhe prezencën e madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani, duke e konsideruar atë një urë të rëndësishme lidhjeje dhe bashkëpunimi midis dy shteteve
Sot në selinë e tijKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane nga landi gjerman Nordrhein Westfalen.
Përfaqësuesit e NRW me këtë rast shprehën interesimin e tyre per investime në ekonominë e Kosovës.
Në një kumtesë për medie nga kreu i parlamentit thuhet veç tjerash se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim një delegacion të gjerë nga Komisioni për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen i Gjermanisë, i përbërë nga katër parti parlamentare.
Parlamentarët gjermanë u interesuan për zhvillimet politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për klimën e investimeve dhe bazën ligjore që Kosova ka ndërtuar në këtë fushë.
Duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit, mysafirët nga Gjermania shprehën interesimin e tyre për qasjen e Kosovës ndaj investitorëve të huaj potencialë, veçanërisht atyre gjermanë, si dhe për pasuritë natyrore që posedon vendi ynë.
Duke falënderuar delegacionin gjerman për mbështetjen e deritashme të Gjermanisë ndaj Kosovë në të gjitha sferat, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi se Berlini zyrtar vazhdon të mbetet një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Kryetari Veseli tha se Kosova vazhdon të ketë nevojë për investime të huaja dhe në këtë drejtim, theksoi domosdoshmërinë e një pranie më të madhe të bizneseve gjermane në vendin tonë. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit, duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët e huaj.
Në këtë takim, kryetari Veseli përmendi edhe prezencën e madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani, duke e konsideruar atë një urë të rëndësishme lidhjeje dhe bashkëpunimi midis dy shteteve”, përfundon komunikata.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë