Shkurt.ch
Rrezikon 30 orë mbi rrotën e autobusit, për të arritur në Zvicër!
Odisejada e tunisianit, i cili, për të mbërritur në Zvicër ka marrë në sy një sakrificë kaq të madhe, ka përfunduar pa pasoja
Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur këto ditë në Cyrih. Një i ri 21 vjeçar nga Tunizia është „kontrabanduar“ në Zvicër, duke hyrë fshehur në hapësirën e rrotave të autobusit që po sillte drejt Zvicrës skuadrën e futbollit FC Zürich.
Skuadra e përmendur ndodhej në Tunizi, për stërvitje, ndërsa pas shpërthimit të trazirave atje, po kthehej para kohe në Zvicër.
Plot 30 orë ka zgjatur odisejada e tunisianit të ri, i cili, për të mbërritur në Zvicër ka marrë në sy një sakrificë kaq të madhe. Atë e kishin zbuluar rastesisht pastruesit e autobusit, në vendparkim, të cilët pastaj kishin njoftuar policinë, bën të ditur drs.ch.
Si në ndonjë mrekulli, i riu nga gjithë ky mundim ka shpëtuar pa kurrfarë lëndimi. Mirëpo ai nuk ka mundur t`i shpëtonte policisë, e cila e ka dorëzuar atë në prokurori.
E-Diaspora
-
Gjermani: 14 vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025