Shkurt.ch

AAK-ja nuk hy në qeveri pa LDK-në

Këshilli Drejtues i AAK-së sot ka vendosur që të mos hyjë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, ndërsa ka vënë kusht të ri – do të hyjnë në qeveri me kryeministër Hashim Thaçi, por nëse në këtë qeveri do të merrte pjesë edhe LDK-ja.

Të hënën mbrëma, mediat raportuan se AAK-ja ka refuzuar edhe ofertën e fundit të PDK-së – AAK-ja të mbajë postin e presidentit, zëvendëskryeministrit, shtatë ministri, shtatë zëvendësministri dhe pesë vende ambasadori.

KQZ-ja i certifikoi të hënën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ndërsa ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi konfirmoi se të martën do të fillojë konsultimet me partitë parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri dhe më pas do t’ia jep mandatin Hashim Thaçit për të formuar qeverinë e re.