Sport

Majlinda e lumtur me medaljen e fituar

“Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë”, deklaroi Majlinda

 

Majlinda Kelmendi ka treguar se është në formë dhe është shpresa më e madhe e Kosovës për Lojërat Olimpike që mbahen në Rio. Ajo u përballë me shumë lëndime, por u rikthye sërish në maje, shkruan albinfo.ch.

Pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Rusi, ajo është shprehur shumë e lumtur me suksesin e arritur.

“Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer”, ka thënë ajo pas triumfit në finale, duke shtuar: “Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten”, ka shtuar Kelmendi.