Uncategorized

Prishtina, kampione e Ballkanit në basketboll

Takimi nuk ishte aspak i lehtë dhe bardhekaltrit janë gjendur në vështirësi të mëdha, por nuk janë dorëzuar deri në fund dhe ia arritën qëllimit

Sigal Prishtina për herë të dytë radhazi është kampione e Ligës Ballkanike në basketboll. Prishtinasit janë mundur në ndeshjen e dytë nga Mornari, 75:68, megjithatë falë fitores në ndeshjen e parë me 14 pikë, mbrojtën trofeun e fituar vitit e kaluar, shkruan albinfo.ch.

Prishtina ishte favorite nga fillimi që të fitojë këtë trofe dhe ia arriti qëllimit, derisa e madhe ishte në kryeqytetin e Kosovës. Takimi nuk ishte aspak i lehtë dhe bardhekaltrit janë gjendur në vështirësi të mëdha, por nuk janë dorëzuar deri në fund dhe ia arritën qëllimit.

Trajneri i Prishtinës, Antonis Constantinides ishte i kënaqur me triumfin. “Kjo lojë si edhe tjerat kanë treguar se kemi pasur një sezon të shkëlqyeshëm. Si në periudhën e rregullt, si në gjysmëfinale si sot në finale. Duhet të uroj djemtë, por edhe kundërshtarin që pati një ndeshje shumë të fortë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

I lumtur ishte edhe kapiteni Edmond Azemi. “Edhe pse patëm ndeshje të vështirë treguam se ishim më të mirë. Ata kanë pas përkrahjen e tifozëve të tyre këtu, derisa edhe ne e kemi pas përkrahjen e tifozëve tanë, sepse e kemi ditur se ata janë duke na ndjekur në shesh të kryeqytetit”, ka thënë Edo.