Lajme
Në Prizren arrihet koalicion midis Thaçit dhe Haradinajt
Nënshkruesit thanë se kjo është arritur në bazë të pëlqimit paraprak të krerëve të dy partive – Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt
Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për koalicion në nivel lokal në Prizren midis PDK-së dhe AAK-së, mund të jetë një sinjal për lidhjen e koalicionit e këtyre dy partive të deritanishme rivale në nivel qendror.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe kryetari i Degës së AAK-së nga Prizreni, Bislim Zyrapi. Sipas marrëveshjes, AAK-së do t’i takojnë dy drejtori, ndërsa me këtë marrëveshje është zhbllokuar puna e Kuvendit Komunal.
Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo është arritur në bazë të pëlqimit paraprak të krerëve të dy partive – Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
“Unë mendoj se më në fund edhe AAK-ja i tregoi qytetarit, sikurse PDK-ja, se respekton votën e qytetarëve. Dhe është në interesin e qytetarëve dhe partisë të respektohet besimi që kemi marrë të gjithë se bashku nga votuesit tanë”, ka deklaruar Muja, pasi ka hedhur firmën mbi marrëveshjen e koalicionit.
Ndërsa Bislim Zyrapi, kryetar i Degës së AAK-së, që më shumë se një herë Mujën e ka cilësuar si kokën e të këqijave në Prizren, me këtë rast ka thënë se kanë vendosur të bashkëqeverisin me PDK-në, sepse është në interes të qytetarëve.
“Ne sot bëmë një marrëveshje që është në të mirën e qytetarëve të Prizrenit, përmes së cilës do të bashkëqeverisim me PDK-në dhe e cila do të sjellë qeverisje më të fuqishme për Prizrenin në përgjithësi si komunë. Kjo është marrëveshje në nivel lokal. Ndërsa niveli qendrore mbetet të vendoset se si do të bëhet. Ne vetëm mund të japim një shembull…. Normalisht që kemi pëlqimin e shefave, pa pëlqimin e tyre nuk mund të hyhet. E kemi pëlqimin nga niveli qendror”, ka thënë Zyrapi.
Në fillim të javës së ardhshme pretendenti për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të fillojnë negociatat për koalicionit qeverisës.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore