Lajme
Për 2 vjet, 54 mijë kosovarë kërkuan azil në Gjermani
Brenda dy vjetëve të fundit në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 54 mijë kosovarë. Kjo dëshmon se Gjermania mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve për azil. Zëdhënësja e Zyrës Federale për Migracion, Edith Avram, ka thënë se me këtë numër të lartë të azilkërkuesve Kosova lë pas vetes shtetet si Afganistani dhe Iraku
Fundi i 2014-s ishte koha kur kosovarët, të dëshpëruar me gjendjen ekonomike në vend, filluan masivisht të nisen rrugëve ilegale për të arritur në ndonjërin prej shteteve të Evropës.
Institucionet kosovare nuk i pengonin fare ata, pasi për muaj të tërë dhjetëra autobusë, niseshin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd e që ishte ndalesa e parë e kosovarëve, për të vazhduar pastaj drejt Hungarisë që ua hapte rrugët për emigrimin në ndonjë nga shtetet më të fuqishme të Evropës, shkruan zeri.
Mijëra kosovarë që iu bashkuan fluksit “ilegal” të emigrimit, zgjodhën Gjermaninë si destinacionin kryesor për të jetuar. Shumica prej emigrantëve kosovarë nuk u lajmëruan asnjëherë në zyrat e migracionit gjerman, derisa vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë ilegale duke iu shmangur autoriteteve gjermane, transmeton albinfo.ch Por, numri i atyre që vendosën të kërkojnë azil në Gjermani ishte jashtëzakonisht i madh.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?