Shkurt.ch
Lirohen katër gazetarët zviceranë, të arrestuar në Egjipt
Korrespondenti i gazetës „Liberte" është kërcënuar me vdekje, i akuzuar si „spiun" nga shërbimi i sigurimit
Katër gazetarët zviceranë, të cilët ishin arrestuar dhe marrë në pyetje në Kajro, janë liruar dhe pritet të kthehen sonte në Zvicër.
Është fjala për gazetarë dhe fotoreporterë të gazetës „Liberte” të Friburgut pastaj të revistave „L`Hebdo” dhe „L`Illustre” të Gjenevës. Ata, gjatë qëndrimit nën arrest janë provokuar dhe kërcënuar nga autoritetet e atjeshme, njofton Tagesschau.ch.
Sipas deklaratave të tyre, korrespondenti i gazetës „Liberte” madje është kërcënuar me vdekje, i akuzuar si „spiun” nga shërbimi i sigurimit.
Gazetat zvicerane dhe shoqatat e tyre kanë gjykuar ashpër kërcënimet dhe përpjekjet për frikësim të gazetarëve që po ushtron regjimi i Egjiptit.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025