Rënie e fitimit të Roche-s, shefi i saj fitoi “vetëm” 11.4 milionë

Shefit i Koncernit Roche, Severin Schwan, një vit më herët kishte fituar 12, 1 milion franga që është 700 mijë më shumë se më 2010

Kompania më profitabile farmaceutike në Zvicër “Roche” ka fituar vitin e kaluar më shumë në shitje të vogla. Ndërsa 3 për qind llogaritet të ketë shënuar rënie në profit në 47.47 miliard frangash. Më pak, vitin e kaluar ka fituar edhe shefi i koncernit “Roche”, Severin Schwan. Paga e tij vjetore arriti në 11.4 milionë frangash, njofton Televizioni zviceran SF.

Megjithëkëtë të ardhurat neto të Roche-s pohohet të kenë qenë të qëndrueshme.

Përveç rënies në shitje të Tamiflus, ndikim negativ në shitje për kompaninë Roche kanë reflektuar edhe reformat në shëndetësi dhe masat e kursimit.

Rënie është shënuar edhe në departamentin farmaceutik të Roche-s, me 5 për qind në 37.1 miliard franga. Rënia në shitje e Tamiflu-s, mund të kompensohet, ndër të tjera me medikamentet për trajtimin e kancerit, bëjnë të ditur menaxherët e kompanisë.

Shitjet e Tamiflus janë 873 milionë franga zvicerane por 2.3 miliardë më pak se vitin e kaluar. Shkaqet janë tashmë të njohura, epidemia e gripit ka qenë relativisht e butë.

E gjithë kjo ka ndikuar edhe në pagën e shefit të Koncernit Roche, Severin Schwan, i cili një vit më herët kishte fituar 12, 1 milion franga krahasuar me 2010 që kishte fituar vetëm 11.4 milion pagë vjetore. Edhe shefi i kompanisë rivale “Novartis”, Joseph Jimenez, nuk qëndron më keq me pagë. Ai në vitin 2010, kishte marrë një pagë vjetore prej 11.7 milionë frangash.