Shkurt.ch

Qeveria Zvicerane për zbritjen e çmimeve të barnave

Sipas qeverisë duhet që përmes futjes së konkurrencës, të zbriten çmimet si ato të barnave origjinale ashtu edhe të atyre generika

Qeveria Zvicerane është shprehur në favor të zbritjes së mëtejme të çmimeve të barërave. Për të realizuar këtë në mënyrë më konsekuente, qeveria ka rekomanduar që të rritet përqindja e barnave generika (kopje) në mesin e barërave që janë në treg.

Sot, pacientët që përcaktiohen për barëra generika paguajnë 10 për qind ndërsa për barna origjinale, 20%, shkruan nzz.online.

Po ashtu, sipas qeverisë duhet që përmes futjes së konkurrencës, të zbriten çmimet si ato të barnave origjinale ashtu edhe të atyre generika.

Qeveria premton se përmes masave të të përmendura më lartë do të realizohen kursime prej 230 milion frangash.