Shkurt.ch

Kërkohet rishikimi i pensioneve invalidore

Me rishikimin e pensioneve dëshirohet të arrihet kursimi i 500 milionë frangave në vit të arkës së sigurimit invalidor

Komisioni për çështje sociale i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës ka kërkuar që të rishikohen pensionet invalidore të ndara për dëmtimin e qafës (Schleudertrauma).

Ky dëmtim, që ndodh në të shumtën e rasteve nga ndeshjet automobilistike, shoqërohet me dhembje, të cilat mjekësia nuk mund t`i konstatojë. Për këtë arsye zakonisht rastet e tilla dyshohen për simulim. 

Komisioni i ka rekomanduar dhomës së kantoneve që t`i bashkohet Parlamentit Nacional në këtë çështje, shkruan drs.ch.

Ajo që dëshirohet të arrihet me rishikimin e pensioneve është kursimi i 500 milionë frangave në vit të arkës së sigurimit invalidor, e cila aktualisht është me borxhe.

Në sesionin e ardhshëm pranveror do të vihet para dy dhomave të parlamentit propozimi i revizionit të gjashtë të Ligjit mbi Sigurimin Invalidor.