Shkurt.ch

Iniciativë për arkë unike shëndetësore

Iniciativa më e re kërkon që për përcaktimin e sigurimit bazë shëndetësor, përgjegjësinë ta ketë një institucion publik dhe juridik

Është lansuar dje iniciativa e re popullore për arkat unike shëndetësore. Në krye të iniciativës janë vënë Partia Socialdemokrate dhe të Gjelbrit bashkë me organizata të ndryshme për mbrojtje të konsumatorëve dhe të pacientëve.

Iniciativa më e re kërkon që për përcaktimin e sigurimit bazë shëndetësor, përgjegjësinë ta ketë një institucion publik dhe juridik, ndërsa agjencitë kantonale pastaj do të detyroheshin që t`i tërheqin premitë dhe t`i kompensojnë kontributet.

Sipas asaj që kërkon iniciativa, për secilin kanton do të caktohej një premi fikse, e cila do të përllogaritej në bazë të kostos.

Një iniciativë e ngjashme, por më radikale, ishte hedhur poshtë nga populli në vitin 2007. Siç shkruan 20 Minuten, ajo kërkonte që jo vetëm të krijohej një arkë unike por edhe që të siguruarit të paguajnë premitë në varësi nga të ardhurat e tyre.