Uncategorized
Kapet shqiptari me 3.7 kilogramë kokainë
Policia ka ndaluar në Sterzing (Tiroli jugor, Itali) një makinë Peugeot në të cilën janë gjetur 3.7 kilogramë kokainë. Shtetasi shqiptar Halil Alla shoferi dhe personi i vetëm në veturë, të martën, ishte duke vozitur drejt jugut kur u ndalua nga policia e Bozenit, shkruan tageszeitung.it.
Pas ndalimit në autostradë, policët e skajuan makinën për një kontrollim më të hollësishëm transmeton albinfo.ch. Në pjesën metalike mbi rrotë të veturës ata gjetën të fshehura tri paketime në të cilat gjendeshin 3.7 kilogramë drogë të tipit kokainë.
Halil Alla, një shqiptar me qëndrim në Torino, Itali është arrestuar menjëherë me dyshimin e bazuar për posedim droge me qëllim tregtie.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfrytëzuar të drejtën e heshtjes dhe nuk është përgjigjur, duke iu përmbajtur këshillës së avokatit të tij, shkruan gazeta.
Ndërkohë droga e kapur do të analizohet për t`u konstatuar shkalla e pastërtisë së saj.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit