Gjykata Penale e Zvicrës nuk e konsideron terroriste PKK-në

Kjo parti kurde në Bashkimin Evropian gjendet në listën e organizatave terroriste, ndërsa në Zvicër nuk konsiderohet e tillë

Gjykata federale për Çështje penale e Zvicrës ka vendosur që anëtarësia në organizatën kurde PKK, në vetvete nuk përbën akt kriminel dhe, për rrjedhojë, nuk është e dënueshme. Duke marrë këtë vendim, gjykata në fjalë i është përgjigjur ankesës së një të riu kurd, të bërë kundër Prokurorisë Federale, e cila kishte dashur që për rastin e tij t`i ofronte ndihmë juridike Francës.

Prokuroria në fjalë ka dashur t`i jipte prokurorisë së Parisit fotografi dhe videoxhirime të bëra në kampet e stërvitjes të PKK-së për të ngarkuar të riun.

Gjykata franceze e ngarkon atë, veç tjerash me akuzën se ka rekrutuar anëtarë tjerë të PKK-së, shkruan gazeta 20 Minuten. Por, ndërsa në kërkesën për ndihmë juridike që bën prokuroria franceze, PKK quhet organizatë terroriste, në përgjigjen e gjykatës franceze nuk figuron kështu.

Kjo për shkakun se kjo parti kurde në Bashkimin Evropian gjendet në listën e organizatave terroriste, ndërsa në Zvicër nuk konsiderohet e tillë.