Bota
29 ushtarë të Bundeswehr-it bëhen xhihadistë
Ministria e Mbrojtjes ka propozuar testim më të kujdesshëm të kandidatëve për shërbimin ushtarak, për shkak të rrezikut se ushtrisë mund t’i bashkohen ekstremistët islamikë për të përfituar nga stërvitjet ushtarake.
Propozimi për të futur kontrolle shtesë do të paraqitet këtë muaj, transmeton albinfo.ch.
Sipas propozimit, siç raportojnë mediat nga Berlini, në të ardhmen të gjithë anëtarët e rinj të Bundeswehr-it do të kontrollohet para se të hyjnë në shërbimin ushtarak.
Një raport nga Inteligjenca ushtarake gjermane tregon se 29 ish-ushtarë të Bundeswehr-it kanë shkuar në Siri dhe Irak për të qenë në krahë me xhihadistët.
Ushtria gjermane ka kryer dhjetëra hetime për ekstremizëm të çdo lloji, në 65 raste hetimi përfshihen ekstremistët islamikë dhe aktualisht përpunohen 65 raste kundër ekstremistëve të dyshuar islamikë.
Komisari parlamentar për forcat e armatosura të Gjermanisë, Hans – Peter Bartels, thotë se duhet të analizohet seriozisht fakti se trajnimi ushtarak në ushtrinë gjermane është tërheqës për ekstremistët.
Barteles megjithatë thotë se nuk ka asnjë provë se “disa organizata islamike në mënyrë sistematike kërkojnë t’i infiltrojnë njerëzit e tyre në ushtri”.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane