Lajme
EULEX: Prokurorët kanë nisur hetimet e para
Nëpërmjet një kumtese për media, EULEX-i i është kundërpërgjigjur sot raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty, që ka thënë se ky mision evropian në Kosovë nuk është i aftë të hetojë trafikimin e organeve njerëzore. EULEX ka thënë se i posedon kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor.
Në këtë kumtesë për media, EULEX i bëri thirrje Martyt dhe të gjitha organizatave dhe individëve përkatës që t’i paraqesin të gjitha dëshmitë që i kanë në lidhje me këto akuza të rënda. “Ne jemi gati, të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para”, thuhet në njoftim.
Po ashtu EULEX-i i bën thirrje të gjitha organizatave dhe individëve përkatës, duke përfshirë Dick Martyn, që t’i paraqesin të gjitha dëshmitë që i kanë në lidhje me këto akuza të rënda.
“Ne i kuptojmë shqetësimet lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve në rajon, por kemi besim të plotë në njësinë tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Përvoja tashmë ka treguar se ajo është në gjendje që të merret me rastet e profilit të lartë dhe të ndjeshme. Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse i pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel