Lajme

Kosovatex eksporton xhinse në Gjermani

Fabrika Kosovatex nga Prishtina, vetëm tre muaj pas hapjes, ka filluar të eksportojë xhinse për një ndër kompanitë me të mëdha gjermane të modës Mustang. Drejtori i kësaj kompanie, Nexhmedin Ejupi, ka thënë se ky është një sukses jo vetëm i kësaj kompanie, por edhe për vendin.  Sipas tij, që nga hapja e kësaj kompanie, në gusht të viti të kaluar, ka punësuar mbi 300 punëtorë, duke shtuar se ky numër pritet të rritet në të ardhmen.

Kjo kompani synon që së shpejti të zgjerojë tregun edhe në vendet e tjera evropiane.Pas privatizimit në këtë kompani janë investuar rreth pesë milionë euro. Kjo fabrikë është pajisur me teknologji bashkëkohore të avansuar në fushën e tekstilit me çka mundësohet kapacitet i lartë i prodhimit dhe kualitet sipas standardeve më të larta në këtë industri.

Fabrika do të bashkëpunojë me klientë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe brende të njohura botërore si Hugo Boss, Diesel, Levi’s, Replay, Otto Kern, Pierre Cardin, etj. me të cilët veç më janë duke u zhvilluar raporte bashkpunimi.

Kosovatex u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë kushtet e të cilit parashihnin investim prej katër milionë eurosh, dhe dyqind të punësuar, të cilat janë tejkaluar si me investimin e bërë, mbi pesë milionë euro, po ashtu edhe me numrin e te punësuarve, që tejkalohet për njëqind sish, dhe tashmë paraqet një model të suksesshëm të këtij procesi.