Lajme

Abuzime seksuale në manastirin Einsiedeln

Numri më i madh i abuzimeve ka ndodhur në vitet e gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta

Në 60 vitet e fundit, në Manastirin e njohur Einsiedeln që gjendet në kantonin Schwyz janë bërë 40 abuzime seksuale. Në këtë përfundim ka ardhur një komision hulumtues, i themeluar me kërkesën e abatit të manastirit, Martin Werlen.

Sipas të dhënave që ka publikuar komisioni në fjalë, këto abuzime i kanë bërë 15 murgj të këtij manastiri, shkruan Tages Anzeiger. Në disa raste ata kanë abuzuar edhe me të miturit. Ndërsa numri më i madh i abuzimeve ka ndodhur në vitet e gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta. 

Komisioni nuk është kufizuar vetëm në godinën e manastirit, në EInsiedeln por ka hulumtuar edhe famullitë, kishat dhe institucionet tjera që janë në varësi të tij, në Zvicër dhe jashtë saj.

Abati Verlen është shprehur i tmeruar me numrin e madh të abuzimeve të konstatuara dhe u ka kërkuar falje viktimave në emsin e manastirit