Tematike
Në Zvicër, së shpejti edhe letërnjoftimet e Kosovës
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë në Zvicër, në ato qytete ku tashmë ofrohen shërbimet konsullore, shumë shpejt do të mund të aplikojnë edhe për letërnjoftime.
Vendimin për fillimin edhe të këtyre shërbimeve konsullore e ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, kanë bërë të ditur zyrtarë të Konsullatës në Cyrih.
Fillimi i këtij procesi do të paraqesë një lehtësim të madh për bashkatdhetarët tanë në Zvicër, të cilët do të mund të pajisen me të gjitha dokumentet, pa pasur nevojë të shkojnë në Kosovë.
Në konsullaten kosovare në Cyrih tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për lëshimin e këtyre dokumenteve, proces ky që do të nisë në koordinim me konsullatat e tjera kosovare, si me atë në Londër, Paris, Bruksel dhe Berlin.
Ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka një muaj që kanë instaluar sistemin modern për përpunimin e kërkesave për letërnjoftime.
© albinfo.ch Sali Sefa
Sipas zëvendëskonsullit të Konsullatës në Cyrih, Sali Sefa, me sistemi i instaluar përfshihen jo vetëm fotografimi, por edhe marrja elektronike e gjurmëve të gishtave, nënshkrimi i dorës dhe të gjitha elementet e tjera që garantojnë sigurinë e lartë të dokumenteve.
Koha e nevojshme për marrjen e letërnjoftimeve do të jetë 30 deri 60 ditë pas aplikimit.
Të gjitha aplikacionet për letërnjoftime do të dërgohen me postë elektronike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për përpunim dhe dokumentet e përpunuara do t‘i dorëzohen më pas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila është e obliguar t’i kthejë nëpër konsullata.
Për t‘u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës qytetarët duhet të posedojnë një certifikatë të lindjes, certifikatë të shtetësisë dhe të vendbanimit.
©albinfo.ch
Këto dokumente bashkatdhetarët shumë lehtë mund t‘i sigurojnë nga familjarët e tyre pa shkuar në Kosovë.
Mungesa e këtij shërbimi konsullor jo vetëm që iu ka shkaktuar probleme të mëdha bashkatdhetarëve, të cilët janë detyruar të udhëtojnë në Kosovë, sa herë që kanë pasur nevojë për një dokument të tillë, por në të njëjtën kohë ka penguar tej mase edhe punën e nëpunësve të konsullatave kosovare në Zvicër.
Këta të fundit janë detyruar të refuzojnë shumë kërkesa për pasaporta të qytetarëve, të cilët nuk kanë poseduar letërnjoftime të Kosovës, e që sipas zyrtarëve konsullorë, nuk janë edhe pak.
©albinfo.ch
„Për çdo ditë kemi kërkesa të shumta të bashkatdhetarëve. Kjo më shumë na ka shkaktuar keqardhje për bashkatdhetarët, të cilët megjithatë e kanë kuptuar problemin. Ne jemi detyruar t’i drejtojmë në Kosovë për t‘u pajisur me letërnjoftime, e që iu ka kushtuar shumë bashkatdhetarëve tanë. Ngase pa letërnjoftim të Republikës së Kosovës nuk mund të pajiseni as me pasaportë“, ka njoftuar Sefa.
Sipas zëvendëskonsullit Sali Sefa, me këtë do t’u mundësohet bashkatdhetarëve që të kalojnë pushimet si duhet në vendlindje dhe përfundimisht të evitohen pritjet e tyre para sporteleve të komunave të Kosovës.
Pozitive do të jetë se dyert e konsullatave do të hapen edhe për fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët tashmë mund të pajisen me pasaporta me ndihmën e pajisjeve që i posedojnë konsullatat e Kosovës në Zvicër.
Deri tash për fëmijët deri në këtë moshë janë lëshuar vetëm fletudhëtime.
Po ashtu me këto shërbime konsullore do të zgjidhet edhe statusi i qytetarëve kosovarë me leje qëndrimi (F) në Zvicër.
„Qendrat për Migrim në Zvicër po kërkojnë nga qytetarët me leje qëndrimi (F) që të pajisen me pasaportat e Kosovës, në mënyrë që të mund të marrin leje qëndrimi (B)“, ka bërë të ditur Sefa.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës njoftojnë se gjatë muajit mars të këtij viti do të bëjnë instalimin e sistemeve të tilla për lëshimin e letërnjoftimeve edhe në konsullatat dhe ambasadat e tjera të vendit në botë.
Republika e Kosovës aktualisht ka shërbime konsullore në Nju-Jork, Londër, Bruksel, Berlin, Frankfurt, Shtutgart, Bernë, Gjenevë, Cyrih, Vjenë, Paris, Romë e Stokholm.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër