Fotolajmi
Kundër lëvizjes së lirë brenda Shengenit
Shumica e banorëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë janë kundër "Evropës pa kufij" dhe janë për të braktisur zonën e Shengenit
Shumica e banorëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë janë kundër “Evropës pa kufij” dhe për të braktisur zonën e Shengenit.
Marrëveshja Shengen për lëvizjen e lirë në territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (plus Norvegjia, Zvicra dhe Islanda që nuk janë pjesë e BE-së) është bërë shumë e padëshirueshme në tri shtetet kryesore të Bashkimit Evropian – Francë, Gjermani dhe Itali, shkruan albinfo.ch.
Gati 3 nga 4 francezë duan ta shfuqizojnë zonën Shengen, ndërsa i njëjti opinion është ndarë nga dy të tretat e popullsisë së Gjermanisë dhe Italisë.
Nuk ka dyshim se kriza e refugjatëve që ka përfshirë kontinentin ka kontribuar në sjelljen e qytetarëve të vendeve perëndimore.
Banorët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë tani preferojnë kufijtë e vendeve të BE-së të jenë të mbyllur dhe jo si tani që udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, e cila ishte një nga parimet themelore të integrimit evropian.
Instituti francez “Ifop” ka kryer një studim, i cili arrin në përfundimin se 72% e të anketuarve në Francë kërkojnë mbylljen e kufijve nacionalë dhe të njëjtin qëndrim, 66%, e kanë gjermanët dhe 60% italianët, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit