Shkurt.ch
Banorët lokalë kundër centralit atomik “Gösgen 2”
45 për qind e të anketuarve janë kundër ndërtimit të centralit të ri, 38 % pro. Ndërsa 71% janë kundër deponisë për materie radioaktive
Një anketë e bërë me qytetarët e disa komunave të kantonit Soloturn ka ardhur në përfundim se shumica e tyre janë kundër ndërtimit të një centrali të ri bërthamor (Gösgen 2) dhe kundër një deponie të materieve nukleare në regjionin e tyre, shkruan 20minuten.ch.
Të anketuarit janë banorë të rrethinës së centralit ekzistues bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Gösgen, që është ndërtuar në vitin 1979.
45 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër ndërtimit të centralit të ri ndërsa 38 % pro ndërtimit dhe 15% kanë treguar qëndrim neutral.
Ndërkaq, shumë më i madh ka qenë kundërshtimi i popullatës për ndërtimin e deponisë për mbeturina radioaktive. 71 për qind të të anketuarve janë shprehur kundër një deponie të tillë.
Studimi, në kuadrin e të cilit është bërë edhe anketa, është realizuar me porosinë e kryetarëve të 15 komunave në regjionin në mes të Oltenit dhe Araut.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025