Shkurt.ch

Shpërthim i vogël në Davos

Sot paradite, në Davos, në qytetin ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror ka ndodhur një shpërthim i vogël.

Shpërthimi ka ngjarë në katin përdhes të një hoteli (Post Hotel) dhe nuk ka pasur të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme të vogla magteriale si thyerje dritaresh.

Policia, pas hetimeve të para konsideron se në një kthinë ndihmëse të hotelit është ndezur një mjet i vogël shpërthyes i tipit të fishekzjarreve.

Prokuroria Federale ka ndërmarrë hetimet për të gjetur shjkaktarin e shpërthimit.