Lajme
Marty dyshon se raporti i tij mund të mbetet “fjalë në letër”
Vetëm dy ditë pasi raporti I tij është shndërruar në një rezolutë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka hedhur dyshime nëse do të hetohet nga organet e prokurorisë përmbajtja e raportit, ku akuzoheshin krerët e ish-UCK-së për trafikim organesh njerëzore gjatë vitit 1999 në Kosovë dhe Shqipëri.
Raportuesi i Këshillit të Evropës ka thënë se raporti i tij për trafikimin e organeve mund të mbetet vetëm “fjalë e shkruar në letër”. Zvicerani Marty citohet të ketë thënë se më së shumti e ka shokuar fakti se raporti i tij ka “nxitur skandal, ndërsa vrasjet e dëshmitarëve që kanë ndodhur viteve të fundit janë përcjellë me indiferencë të përgjithshme”.
“Sapo bëhet fjalë për procesin ndaj dikujt që është në pozitë të lartë politike apo në hierarkinë kriminale, konstatojmë se thjesht nuk ka dëshmitar”, i ka thënë Marty për BBC-në. Sipas tij, “dëshmitarët dhe familjet e tyre po frikësohen”, dhe se “ka pasur edhe vrasje të dëshmitarëve”.
Ndërkohë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, institucion i formuar nga misionit evropian i sundimit të ligjit – EULEX, Izabela Arnal, është takuar të mërkurën me prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, me të cilin ka diskutuar për ndërmarrjen e hapave të përbashkët për të dhënat e ofruara në raportin e Martyt. Sipas gazetës Blic, ky takim është mbajtur me rastin e miratimit të rezolutës për tregti organesh në Kosovë, në mbledhjen parlamentare të Këshillit të Evropës.
Por, EULEX-i vazhdon të deklarojë se nuk do të nisë hetime për trafikim organesh derisa nuk ofrohen fakte, ka preferuar të fshehë detajet e bisedës që kryeprokurorja Arnal ka zhvilluar në Beograd me prokurorin serb Vukçeviq. “Detajet e këtyre mbledhjeve duhet të mbeten konfidenciale për arsye objektive”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi për Kohën Ditore. Sipas tij, këto takime me Beogradin zyrtar janë të rregullta. “Prokurorët e EULEX-it mbajnë takime të rregullta me homologët e tyre në Kosovë dhe më gjerë. Qëllimi është gjithmonë për të ndjekur hetimet, shkëmbimin e informacionit dhe për të përcaktuar nëse dhe si mund të kryhen disa hetime”, ka thënë Krasniqi.
Megjithëse raporti i Martyt tashmë ka kaluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nuk do të nisë hetime për trafikim organesh. Këtë e kanë thënë zyrtarë të BE-së në Bruksel dhe Prishtinë.
Zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, ka thënë se EULEX-it i duhen provat të pranueshme në gjykatë, pas deklaratës së Dick Martyt se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është i përfshirë në krim të organizuar. “EULEX-i i ka dërguar i dy shkresa Martyt përmes të cilave ka kërkuar faktet dhe ne jemi në kontakt me të”, është shprehur ajo.
EULEX-i duket se nuk e ka ndërmend të nisë menjëherë hetimet mbi akuzat për trafikim me organe njerëzore, të përmendura në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.Por, në EULEX thonë se pa prova konkrete nuk mund të hetohen akuzat e raportuesit zviceran. “EULEX-i nuk do të nisë ndonjë hetim lidhur me akuzat e raportit të Martyt, derisa të marrim prova konkrete. EULEX-i i ka dërguar dy letra zotit Marty, përmes të cilave e kemi inkurajuar t’i furnizojë autoritetet e prokurorisë në kuadër të EULEX-it me çfarëdo informacioni apo evidence që mund t’i ndriçonte akuzat e bëra në raportin e tij, por deri më tani nuk kemi pranuar asgjë. Rrjedhimisht, nuk është duke u zhvilluar ndonjë hetim”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Alexandra George për Evropën e Lirë.
Raporti i zviceranit Marty akuzon kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë udhëhequr një grup të ish-ushtarëve të UÇK-së në trafikimin me organe njerëzore, armë dhe drogë. Raporti përmend dhe “Shtëpinë e Verdhë”, e cila së pari u apostrofua në librin e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte “Gjahu”.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel