Shkurt.ch

Demokracia zvicerane, vetëm në vendin e 14

Demokracinë më të lartë e ka dëshmuar Danimarka, e ndjekur nga Finlanda dhe Belgjika

Zvicra ka një demokraci shembull në botë. Është ky një mendim i etabluar prej kohësh. Por ndryshe ka konstatuar një studim i bërë nga Universiteti i Cyrihut, i cili ka marrë nën llupë 30 demokracitë e etabluara dhe i ka krahasuar ato në elemente të ndryshme.

Demokracinë më të lartë e ka dëshmuar me këtë rast Danimarka, e ndjekur nga Finlanda dhe Belgjika, shkruan drs.ch. Ndërsa Zvicra mbetet relativisht poshtë në listë. Në vendin e 14! Ndërkaq të fundit në këtë tridhjetësh janë Polonia, Afrika e Jugut dhe Kostarika.

Sipas studimit, Zvicra dëshmohet si vend shembullor kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe qeverisjen e mirë. Mirëpo, është konstatuar se legjislativi nuk e kontrollon aq sa duhet ekzekutivin dhe se drejtësia nuk është dhe aq e pavarur.