Bota

Papa u jep shpresë të shkurorëzuarve

Ai pledon në ndërgjegjen e secilit prift të veçantë që të vlerësojë dhe shoshitë vetë, sipas rastit të dhënë

Papa Françesku, në një shkresë të tij të pritur me tension, u ka ngjallur një shpresë për pjesëmarrje në Komunion të shkurorëzuarve të cilët janë martuar sërish, shkruajnë agjencitë botërore të lajmeve.

Ai pledon në ndërgjegjen e secilit prift të veçantë që të vlerësojë dhe shoshitë vetë, sipas rastit të dhënë sa i përket dukurisë së përmendur më lartë, transmeton albinfo.ch.

“E vetmja gjë që është e mundur, është të shprehim inkurajimin e ri për një diferencim të përgjegjshëm personal dhe pastoral sipas rasteve specifike”; ka shkruar Papa në dokumentin e prezantuar të premten me titullin “Amoris Laetutia – mbi dashurinë në familje”.